Ambasadori Kosnett uron në gjuhën shqipe, siguron përkrahjen e ShBA-së për edhe në vitin 2020

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri duke siguruar mbështetjen amerikane edhe më tutje për kosovarët.

Në një dedikim përmes një video-incizimi ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Alison, ambasadori amerikan, thotë se eksperienca njëvjeçare në Kosovë ishte fantastike.

”Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”.

Ndërkaq Alison Kosnett, shprehet e lumtur që tashmë në Kosovë ka një kompleks të ri të Ambasadës së SHBA-ve duke iu bërë më të lehtë edhe punën të gjithë komunitetit amerikan.

Ajo bënë të ditur po ashtu që në familjen Kosnett përveç qenushes së tyre Malika, tashmë ata kanë edhe një këlysh të ri të quajtur Bucky.

”Urime Vitin e Ri”, uron në gjuhën shqipe, Ambasadori Philip Kosnett.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme