Ambasadori norvegjez i thur elozhe Vuçiqit, thotë se ndryshimi i kufijve është i mundshëm

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 12:13 | Nga

Të guximshëm dhe realist po e cilëson fjalimin e Vuçiqit në Mitrovicën e Veriut, ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sanes Bjornstad.

Në një intervistë për gazetën serbe Novosti, ai ka thënë se vizita e Vuçiqit në Kosovë duhet të cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

“Ndalimi i vizitës së tij në Banjë tregon se ende nuk ka gatishmëri për tu pajtuar. Por është inkurajuese që Thaçi ka kritikuar ata që protestuan”, ka thënë Bojrnstad Sanes, transmeton Insajderi.com

Duke komentuar për mundësinë e korrigjimit të kufijve, ambasadori norvegjez deklaroi që marrëveshja finale duhet të sigurojë stabilitet në Ballkan.

Theksoi se serbët në Kosovë duhet të jetojnë pa frikë dhe diskriminim.

“Ndonjëherë mendoj se të gjithë flasim pa i kushtuar vëmendje problemit. Asociacioni, kufijtë… Këtë e shoh si ide të mundshme, por jo qëllime në vete. Ajo që është me rëndësi është gjetja e një zgjidhjë në Ballkan dhe rajon, që i mundëson serbëve të jetojnë pa frikë dhe diskriminim”, tha tutje ai.

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd kur u pyet për një konferencë ndërkombëtare, tha se një zgjidhje e tillë nuk do të kryente punë.

“Konferenca ndërkombtare që u mbajt për Kosovën në vitin 1999 në Rambuje nuk pati sukses pasi Millosehviq nuk pranoi që Kosova të ketë autonomi. Unë dyshoj se një konferencë e tillë do ta bënte më të lehtë problemin”, deklaroi ai.

Arne Sanes Bjornstad nuk pranoi të jap data se kur mund të arrihet marrëveshja mes dy shteteve, port ha se Beogradi e ka vendin në BE sa më shpejt që është e mundur.

“Serbia duhet të ndryshojë politikën jo vetëm me Rusinë por edhe me veprimet e tjera të politikës së jashtme dhe sigurisë”, përfundoi ai.

Të ngjashme