Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot një vizitë tek zona në të cilën po zhvillohen punimet e autostradës që lidhin Prishtinën me Shkupin.
Në një postim në twitter, ambasadori Philip Kosnett shkruan se Bechtel –Enka po kryen punë të klasit botëror, njofton Klan Kosova.
”Bashkë me bashkërshorten time Alison, sot në një vizitë tek autostrada. Punë e klasit botëror e Bechtel-Enka dhe e fuqisë së madhe lokale të punëtorëve. Rruga 6 është çelësi për lidhjet më të mira ekonomike dhe integrim rajonal të Kosovës. Duke pritur së shpejti finalizimin e këtij projekti”.