Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar klasën politike dhe parlamentin e Kosovës për miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.
Nga postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se SHBA do të jetë e përfshirë në dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, njofton Klan Kosova.
Ditën e djeshme Kuvendi me shumicëvotash e aprovoj rezolutën për dialogun të propozuar nga PSD dhe të përkrahur nga koalicioni qeveritarë.