Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja i ka bërë vizitë Talat Xhaferit, për t’i uruar detyrën e re si kryeministër.
Nga ky takim i përbashkët, të dy, rikonfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale.
”Nga takimi urues i ambasadorit Qehaja me kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku. Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve. Në takim Ambasadori Qehaja u shoqërua nga Konsulli Podvorica”.