Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, ditë më parë ka bërë një deklaratë që sipas tij “Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë”.
Për këtë konstatim të diplomatit rus ka pasur reagime të shumta, e duke e parë një gjë të tillë Harchenko ka reaguar përsëri.
Sipas tij nuk ka asgjë të gabuar në deklaratat e dhëna dhe se një qëndrim i tillë është ‘korrekt’.
“Lidhur me sulmet e Prishtinës për shkak të deklaratave të mia rreth shtetësisë së rreme. Konsideroj që është e nevojshme që të specifikohet. Kosova nuk është fare shtet. Është pjesë e pandashme e Serbisë në pajtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244. Pra ky është plotësisht një qëndrim korrekt”, pretendon ambasadori rus.