Ambasadori rus: Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi deri më 3 shtator pasi skadojnë vizat e tyre.

Anatoly Antonov nuk tha nëse kërkesa amerikane u nxit nga ndonjë mosmarrëveshje e veçantë.

“Pothuajse të gjithë ata do të largohen pa u zëvendësuar sepse Uashingtoni i ka ashpërsuar papritur procedurat e lëshimit të vizave,” tha Antonov në një intervistë me revistën National Interest të botuar të dielën.

Por zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se përshkrimi i situatës nga ambasadori rus ku përfshihen 24 diplomatë rusë me viza të skuadra amerikane është i pasaktë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi tha se diplomatët rusë “mund të aplikojnë për një zgjatje” të vizave të tyre dhe “aplikimet e tilla shqyrtohen rast pas rasti”.

Moska dhe Uashingtoni kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje të ndryshëm për një sërë çështjesh dhe që u përkeqësuan më tej pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se Presidenti rus Vladimir Putin ishte një vrasës.

Tensionet u zbutën disi pasi Presidenti Biden takoi Presidenti Putin për bisedime më 16 qershor, të cilat madje çuan në kthimin e parave të disa investitorëve të huaj në bonot e thesarit të qeverisë ruse.

“Shpresojmë që të mbizotërojë logjika e shëndoshë dhe të jemi në gjendje të normalizojmë jetën e diplomatëve rusë dhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi sipas parimit të reciprocitetit,” tha Antonov.

Ambasadori Antonov tha gjithashtu se ai shpresonte që dialogu i filluar kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi çështjet e sigurisë kibernetike do të vazhdojë.


Të ngjashme