Ambasadori spanjoll në Beograd çon mesazh në ditën e takimit Kurti -Vuçiq

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Në ditën kur në Bruksel po takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolomeo, ka vazhduar te mohojë realitetin e krijuar më 17 shkurt 2008 – pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Spanja vazhdon ta respektojë të ashtuquajturin “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, sipas tij “me përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e ka dhënë fjalën e saj që pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Pos që Spanja nuk e njehë Kosovën shtet, i ka premtuar Serbisë që do t’i mbrojë interesat e saj nëpër organizata ndërkombëtare, duke nënkuptuar vota kundër Kosovës.

Po ashtu ambasadori spanjoll ka thënë se presidenca e ardhshme e Spanjës me Bashkimin Evropian do të jetë e një rëndësie të madhe për procesin e integrimit evropian të Serbisë, ka raportuar Tanjug.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Të ngjashme