Ambasadori William G. Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Pejë | 14 Jan 2023 | 13:05 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori William G. Walker është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni solemne, e cila u organizua të shtunën nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, raporton Ekonomia Online.

Ky titulli iu dha ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vitet 1998-1999, me motivacionin: “Për humanizëm dhe guximin e veçantë njerëzor dhe profesional në ruajtjen dhe avancimin e të drejtave universale të njeriut drejt unifikimit të botës demokratike për vlerën jetike të njerëzimit”.

E ambasadori William Walker, tha se titulli “Doctor Honoris Causa” i marrë sot nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është një çmim shumë i rëndësishëm në mesin e çmimeve që ka marrë deri tash në jetë.

“Jam i pafjalë për të gjithë folësit, ka shumë njerëz që kanë ardhur dhe ju falënderoj të gjithëve”.

“Dua të falënderojë universitetin “Haxhi Zeka” dhe të gjithë ju të pranishmit që më bëtë nder kaq të madh dhe më dhëtë një titull kaq të rëndësishëm. Është kënaqësi për mua që të udhëtoj dhe të marrë këtë cmim në prani të një audience kaq të madhe” tha ai.

Ai po ashtu tha se kudo që ka shkuar nëpër botë, askund nuk është dëgjuar të jetë kënduar më bukur kënga e vendit tim.

“Ju betohem që asnjëherë s’kam dëgjuar një performancë kaq të bukur siç e dëgjuam sot. Fakti që këta të rijnë e kënduan himnin tim kombëtar aq bukur, kjo më bën të mendojë që këta e kanë kënduar edhe më parë” tha ai.

E rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, tha se është i nderuar që në emër të Universitetit po i ndahet ky titull ambasadorit Walker, duke shtuar se qytetarët e vendit gjithmonë i përulen kontributit dhe rolit të tij për ndryshimin e historisë së popullit shqiptarë.

“Sa herë që kujtojmë e flasim për ju, qytetarët dhe institucionet e Kosovës me mendje e me zemër për herë i përulen kontributit dhe rolit tuaj në ndryshimin e historisë së popullit tonë. Fatmirësisht ju jeni diplomati i parë i ngarkuar me përgjegjësi ndërkombëtare në cilësin e shefit të misionit të OSBE-së që publikisht e zyrtarisht i treguat botës demokratike se Serbia po kryen krime kundër njerëzimit, ndaj një popullate të pa mbrojtur, të pa armatosur civile shqiptare, kryesisht gra, fëmijë e pleq”, tha ai.

Ndarja e çmimit bëhet në prag të shënimin të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Ambasadori Walker, atëherë shef i Misionit verifikues civil të OSBE-së në Kosovë, do të vizitonte menjëherë vendin e masakrës dhe nga aty, do deklarohej qartë për mediet e botës dhe qendrat perëndimore, se aty kishte ndodhur krim kundër njerëzimit, ndaj civilëve të pafajshëm.

“Nga ajo që pashë, nuk ngurroj ta përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, kishte deklaruar Walker.

Masakra dhe kjo deklaratë e z.Walker trokiti në ndërgjegjen e burrështetasve botërorë, të cilët nuk mundën të qëndronin duarkryq dhe të shikonin si po vritej një popull i pambrojtur. Pas kësaj gjërat morën zhvillime dhe kahje konkrete dhe më 24 mars 1999, NATO-ja filloi bombardimet mbi Serbinë dhe ish-Jugosllavinë, që pas 78 ditësh sollën kapitullimin e Sllobodan Millosheviqit.

LEXO EDHE:

Të ngjashme