Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të NATO-s në sigurinë e Kosovës, duke falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre gjatë sfidave kritike.
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka shprehur vlerësimin e tij për Misionin e Trajnimit të Përbashkët (MTG/W ASG) në fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë, nën udhëheqjen e Scott W. Bray.
Ambasadori Zemaj e falënderoi atë dhe mbështetjen ndaj NATO-s për përkushtimin në promovimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ai ka theksuar se ky angazhim ka qenë i veçantë gjatë periudhave të sfidave kritike.
“Unë e vlerësoj shumë mtg/w ASG-në e shkëlqyer për Inteligjencën dhe Sigurinë, Z. Scott W. Bray. Falënderojmë NATO për angazhimin dhe mbështetjen e fortë për paqen dhe sigurinë në 🇽🇰dhe rajon, veçanërisht gjatë këtyre kohërave dhe sfidave kritike, duke përfshirë ndërhyrjen malinje të huaj”, ka shkruar Zemaj në platformën X.