“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri”.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, pasi ka zhvilluar një sërë takimesh prezantuese me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, është shprehur e prekur nga mënyra se si është mirëpritur.
Ambasada e SHBA ka publikuar fjalët e Yuri Kim në pritjen që ajo organizoi në 30 janar.
“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësues të komuniteteve politike, diplomatike, të biznesit, shoqërisë civile, medies, kulturës dhe bashkësive fetare”, shkruan ambasada e SHBA.