Ambasadorja amerikane në Tiranë infektohet me Covid-19

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Covid-19 nuk ka kursyer as ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë me dije se ka rezultuar pozitive me këtë virus, duke shtuar se do të vazhdojë me detyrat e saj.

“Miq, doja t’ju njoftoja se jam testuar pozitivisht për Covid-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa jam vetë-izoluar në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme