Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka pritur në takim disa nga liderët politikë serbë të Kosovës.
Slobodan Petroviq i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rasiq nga Partia Demokratike Progresive dhe Rada Trajkoviq nga Lëvizja Serbe Evropiane kanë informuar ambasadoren për zhvillimet e fundit në politikë dhe gjendjen e serbëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Për këtë takim ka njoftuar edhe Ambasada e Finlandës në Kosovë përmes një postimi në Facebook:
Për të diskutuar zhvillimin e fundit politik dhe zgjedhjet e ardhshme, ambasadoren Pia Stjernvall u takua me disa nga liderët politikë serbë të Kosovës. Bashkëbiseduesit Slobodan Petroviq i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rasiq nga Partia Demokratike Progresive dhe Rada Trajkoviq nga Lëvizja Serbe Evropiane informuan ambasadoren për mendimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit, përgatitjet për zgjedhjet dhe sfidat e komunitetit serb në Kosovë.
Të gjithë janë pajtuar se një vend nuk mund të jetë me të vërtetë demokratik derisa qytetarët e tij të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ambasada e Finlandës pret nga të gjitha partitë politike të inkurajojnë dhe apelojnë për procesin zgjedhor demokratik dhe dënon çdo lloj kërcënimi ose presioni ndaj votuesve të Kosovës.