“Open Data Kosovo” në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë kanë lansuar projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, raporton Ekonomia Online.
Carin Lobbezoo, ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se institucionet në të gjitha nivelet duhet të jenë llogaridhënëse.
Prandaj sipas saj, qytetarët duhet të informohen që s’duhet të frikësohen nga transparenca.
“Të flas rreth këtij projekti është kënaqësi. Lansimi i projektit është e një rëndësie të madhe për politikat si veprojmë. Kështu kemi bërë një qasje të mirë. Është një proces i mirë për vendim marrje. Të shohim si po punojnë çfarë mendime merr”.
“Qytetarët të shohin me transparencë çfarë po ndodhë. Të identifikohen problemet. Qeveritë në të gjitha nivelet do të jenë më llogaridhënëse. E forcon qeverisjen e mirë. Prandaj ambasada ka vendosur ta mbështes projektin e Open Data”.
“Mendoni se pse Holanda ka vendosur të mbështes këtë projekt. Është e rëndësishme të dinë qytetarët se çfarë është ndërmarr nga kush de pse. Por duhet informuar qytetarët dhe s’duhet frikësuar nga këto transparenca. Kemi një rritje të fuqisë mendore. Besoj do të inspiroheni nga ky rast për të parë se si punohet një qeverisje e hapur”.
Habit Hajredini, drejtor për qeverisje të mirë nga zyra e kryeministrit, tha se qytetarëve duhet tu ofrohet qasje që të informohen për punën që bëjnë institucionet, raporton EO.
“Kemi mirëprit këtë projekt që të ngrisim kapacitetet. Dua të them që ky proces i hapjes së të dhënave kërkon një angazhim gjithë institucional. Të kemi një shoqëri më të hapur e demokratike. Kjo shërben për qasje më të mirë karshi qytetarëve. Të ofrohet qasje qytetarëve informimin për punën që bëjnë institucionet. Por kjo kërkon një angazhim gjithë institucional që të jemi më llogaridhënës e të përgjegjshëm. Ne i kemi dhënë prioritet”.
“Është një prej parimeve që konsultimet me publikun të jenë në nivel dhe sipas standardeve. Çdo qytetarë çdo individ i pavarur të kontribuoj ne zhvillimin e politikave më progresive. Gjithashtu është e rëndësishme të ceket transparenca për fondet publike. Është hera e katër që po bëjmë raport për fonde publike se në Kosovë s’ka pasur për 17 vjet raport që qytetarëve të shohin si ndahen ato”.
Blerta Thaçi drejtore ekzekutive e “Open Data Kosovo”, tha se qëllim kanë që me këtë projekt Kosova të jetë në listën e vendeve që ofrojnë transparencë.
“Falënderoj partnerët tanë jo vetëm për këtë projekt, por edhe për të tjera. Ne sot e kemi nis këtë projekt që të vendosim Kosovën në listë të vendeve që kanë këtë transparencë”.
“Për neve është e rëndësishme që të qojmë përpara hapjen e të dhënë e bashkëpunimin e qytetarëve. Ky projekt s’do të ishte e mundur pa mbështetjen e ambasadës së Holandës që do të ndihmoj në këtë proces”.