Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo
Ambasadorja Lobbezoo ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re dhe ka shfaqur shpresën që procesi zgjedhor të përmbyllet me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.
Të dy palët thanë se arritja e kontingjentit të parë të vaksinave është lajm i mirë për Kosovën dhe shfaqën shpresën që sasi të tjera të vaksinave do të sillen së shpejti në Kosovë në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i popullsisë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke mbështetur punën e Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij.
Kryetari Konjufca ka thënë se në mandatin e tij synon ta dinamizojë punën në Kuvend, duke pas parasysh raportin e forcave në organin legjislativ. Në këtë kontekst, ai ka thënë se mbetet përkushtim i tij që Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje, të cilat do të jenë në funksion të interesit qytetar.