Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, ka vizituar kompaninë “Golden Eagle”.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, tha se e kanë informuar për planet e së ardhmes.
“Sot në ambientet e fabrikës tonë mirëpritëm Ambasadoren e Maqedonisë Veriore. Ishte një takim i frytshëm, ku ne si kompani shpalosëm rrugëtimin tonë si dhe planet e së ardhmes. Ambasadorja znj.Shpresa Jusufi na e konfirmojë edhe njëherë që produktet tona në tregun e Maqedonisë janë tashmë të njohura, e në veçanti pija jonë energjike Golden Eagle., e cila tashmë ka mbi 70% të tregut të pijeve energjike në Maqedoni”, ka shkruar Palushi.