Ambasadorja e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, me rastin e festave të fundvitit, ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë.
Këtë dedikim, ambasadorja izraelite, e ndau me ndjekësit e saj në platformën X.
”Me rastin e festave të fundvitit, dua të falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë e mi në #Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore, në qeveri, opozitë, medie, shoqëri civile, si dhe qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë. Ju uroj të gjithëve shëndet, begati dhe suksese të vazhdueshme në vitin e ri. Pres me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve tanë. L’chaim! Gëzuar! Živeli!”