Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, ka zgjedhur një mënyrë interesante që të bëjë ‘diplomaci’.
Ajo është bërë pjesë e rrjetit fort të popullarizuar social TikTok e të cilin e ka shfrytëzuar menjëherë për të treguar se gratë janë diplomate të zonja.
Telaku ka realizuar një video ku ironizon me shprehjen “Ia lini diplomacinë burrave” duke postuar disa fotografi të saj në ngjarje të rëndësishme ku e ka prezantuar Kosovën.