Ambasadorja Shala në OKB flet për krimet e luftës dhe viktimat e dhunës seksuale

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ka prezantuar Kosovën në Samitin më të madh të Filantropisë, Paqes, Inovacionit dhe të Drejtave të Njeriut “Nexus Global Summit”.

Ky Samit po i zhvillon punimet në Organizatën e Komebeve të Bashkuara në New York.

Shala para 900 pjesëmarrësve ka mbajtur fjalimin “Kosova nga dhimbja në sukses”, duke shpalosur krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, rrugëtimin drejtë pavarësisë dhe sukseset e arritura në fushën e artit kulturës dhe sportit.

Me theks të vecantë ka përmendur vrasjet, masakrat, dëbimin, dhunimin seksual të ushtruar në 20.000 grave, burrave dhe fëmijë dhe rreth 1500 persona ende të zhdukur për të cilët deri sot asnjë nuk është i dënuar.

Ndër të tjera ka përmendur edhe luftën e UCK-së dhe negociatat e zhvilluara në Rambuje për paqe dhe liri, intervenimin e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Duke lënë pas rrugëtimin e dhimbshëm të vendit, tutje ka folur për të gjitha sukseset kulminante të arritura në art kulturë dhe sport duke vecuar Majlinda Kelmendin, Uta Ibrahimin Era Istrefin, çmimet e ndryshme kinematografike etj. dhe duke theksuar se vendi ynë synon paqen stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të saj.

Fjalimi i Ambasadorës së Vullnetit të Mirë:

“Si shtet i ri, jemi tejet të angazhuar në respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutë, Por jemi edhe më shumë te vendosur të kërkojmë drejtësi për të kaluarën, për krimet e kryera në Kosovë, për të pagjeturit, të masakruarit, e dhunimet.

Te rinjë e të moshuar, shoqëri civile, diplomat e politikan nuk do të ndalemi deri në dënimin e të gjithë atyre që shkaktuan këtë histori të dhimbjes të një populli që kërkonte vetëm të drejtën e lirisë.

Zonja dhe Zotërinjë

Bota ka përjetuar mjaft luftëra lot e dhimbje të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gjenerata. Prandaj le të jemi ne gjenerata e re ata qe botës do ti sjellin paqe dashuri dhe humanitet.

Ashtu sic thoshte e shenjta Nëna Tereze: Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

Nga Kosova, me dashuri dhe paqe!” ka përfunduar fjalimin e saj Ambasadorja Shala ku më pas të gjitha folëseve të samitit u ka dhuruar qaforet e punuara nga vetë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Të ngjashme