Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani një ditë më parë i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq.

Ambasadorja sllovene, ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“E nderuar t’i dorëzojë kredencialet tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë. Pres me padurim të thellojmë më tej marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona”, shkruan ajo. 

https://twitter.com/MBenedejcic/status/1421134956143812610?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1421134956143812610%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fambasadorja-sllovene-pres-padurim-thellimin-e-bashkepunimit-ndermjet-dy-shteteve%2F

Të ngjashme