Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamara Ziv.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Hoti në profilin e tij në Facebook, teksa ka paralajmëruar vizitë në Izrael.
Hoti shkruan se në këtë takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe u dakordua që grupet e miqësisë të punojnë së bashku për të promovuar qëllimet e përbashkëta për të mirën e popujve tanë.