Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së.
Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin.