Amber Heard i befasoi shumë artistë në premierën e filmit “Aquaman”.
Aktorja tërheqëse dhe ish-bashkëshortja e Johnny Deppit, mbante një fustan të mrekullueshëm jeshil të shtëpisë së modës Valentino.
Ajo u shfaq ashtu sikurse në një prej skenave të filmit të lartcekur që ka disa ditë që mund të shihet në ekranet e mëdha të kinemave.
Një kapelë e pazakontë, e cila thuhet se i ngjante rrobave banje, ishte i bërë nga materiali i njëjtë me atë të veshjes.
Në këtë formë bukuroshja ka ringjallur mbretëreshën Merut, të cilën e portretizon në projektin filmik.
Aktorë të tjerë nuk u përpoqën të ngjajnë karakteret e tyre në një qilim të kuq dhe 32-vjeçarja me të vërtetë dukej si një perëndeshë.