Politikanët dhe politikëbërësit kanë dështuar të kuptojnë rëndësinë e krizës së ambientit me të cilën po ballafaqohet Toka, thuhet në një raport.
Organizata think-tank IPPR thotë se ndikimet njerëzore kanë arritur një fazë kritike dhe kërcënojnë të destabilizojnë shoqërinë dhe ekonominë globale.
Shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim potencialisht vdekjeprurës të faktorëve të ndryshëm. Këtu përfshihen ndryshimet klimatike, humbja masive e specieve, erozioni i shtresës së lartë, tkurrja e pyjeve dhe oqeanet acidifikuese.
Raporti nga Instituti i Qendrës për Hulumtime të Politikave Publike thotë se këta faktorë po “ngasin një proces kompleks dhe dinamik të destabilizimit mjedisor që ka arritur nivele kritike”.
“Ky destabilizim po ndodh me shpejtësi të paparë në historinë njerëzore dhe, në disa raste, mbi miliarda vjet”.