Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse të gjithë furnizimin global të një prej dy ilaçeve të përdorura për trajtimin e Coronavirusit.
Remdesivir, i cili u krijua për të trajtuar Ebolën, prodhohet pothuajse ekskluzivisht nga gjigandi farmaceutik i SHBA-ve, Gilead Sciences – dhe ai ka qenë me çmim 2,340 dollarë (për pacient në vendet më të pasura).
Kompania ka rënë dakord të dërgojë gati të gjithë furnizimin e saj të ilaçit në SHBA gjatë tre muajve të ardhshëm.
Kjo do të thotë që Remdesivir nuk do të jetë në dispozicion për përdorim te pacientët në Britani të Madhe dhe Evropë deri në tetor, tha për Sky News mjeku Andrew Hill, një studiues në Universitetin Liverpool.
“Deri më tani, ne e dimë se për tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë furnizime me Remdesivir – Amerika do të marrë ilaçet dhe ne nuk do të kemi qasje në to. Ky është rasti në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.”
“Vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme mund të prodhojnë versione gjenerike të ilaçit, por nuk janë në gjendje t’i shesin ato në Evropë sepse Gilead ka një patentë për të”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan numrin e rasteve të reja në SHBA të raportuara në ditë mund të arrijë 100,000.
Testet e ilaçit antiviral tek pacientët me koronavirus kanë treguar se zvogëlon kohëzgjatjen e shfaqjes së simptomave nga 15 në 11 ditë duke ndaluar riprodhimin e virusit.
Një ilaç tjetër që duket se zvogëlon simptomat në pacientët me koronavirus është një steroid i zakonshëm i quajtur dexamethasone.
Por ndryshe nga Remdesivir, është e lirë të prodhohet dhe të jetë e disponueshme në të gjithë globin.