Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të marrin hua një rekord prej tre trilionë dollarësh në tremujorin e dytë, në një përpjekje për të kompensuar kostot e mëdha të paketave të shpëtimit të lidhura me koronavirusin.
Shifra është më shumë se pesë herë më e madhe se rekordi tremujor i mëparshëm, i vendosur në kulmin e krizës financiare të vitit 2008.
SHBA-ja ka aprovuar rreth 3 trilionë dollarë në lehtësim të lidhur me virusin, përfshirë fondet shëndetësore dhe pagesa të drejtpërdrejta.
Borxhi kombëtar i vendit tani është afro 25 trilionë dollarë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.