Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “të gatshme pa kurrfarë parakushti që të nisin bisedimet serioze” me Iranin pas veprimeve të fundit ushtarake mbi njëra-tjetrën.
Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, SHBA e ka justifikuar vendimin e saj për të vrarë Gjeneralin e Iranit, Qasem Soleimani si një akt i vetëmbrojtjes, shkruan BBC.
Irani është kundërpërgjigjur me raketa mbi bazat amerikane në Irak të cilit nuk lanë pasoja në njerëz. Edhe kjo i është thënë OKB-së se ka qenë akt vetëmbrojtës.