Amerika e Jugut, epiqendra e re e Coronavirusit

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Me më shumë se 20.000 persona të vdekur si pasojë e COVID-19, Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë për vdekjet nga pandemia.

Dhe me shpërthimet e virusit në Meksikë, Kili dhe Peru, tani ka frikë se Amerika Latine mund të bëhet epiqendra e re e pandemisë, shkruan BBC-ja të premten.

Sa i përket Amerikës së Jugut, virusi së pari u identifikua në Brazil, më 26 shkurt dhe që nga atëherë është përhapur në secilin shtet në këtëkontinent.

Dy shtetet me më së shumti banorë, Meksika dhe Brazili, kanë shënuar numrin më të madh të vdekjeve, por hulumtuesit thonë se shumë raste mund të jenë të paregjistruara.

Gjithsej në Amerikën e Jugut janë regjistruar rreth 550 mije raste me COVID-19 dhe mbi 28 mijë të vdekur si pasojë e tij.

Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht e ka mohuar rrezikun e virusit. Andaj Amerika Latine mund të bëhet epiqendra e re e koronavirusit, raporton BBC-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme