Amerika e Jugut i kërkon FIFA-s të shtyjë eliminatoret për Botërorin 2022

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut i ka kërkuar FIFA-s të mërkurën të shtyjë ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022 në Katar, për shkak të pandemisë koronavirus, njofton agjencia AFP.

“Përfaqësueset e Amerikës së Jugut rrezikojnë të mos jenë në gjendje të llogarisin në lojtarët që luajnë në Evropë”, është shkruar në letër të CONMEBOL-it drejtuar sekretarës së përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura.

Raundi i parë i eliminatoreve është paraparë të mbahet më 26 mars.

Në letrën dërguar FIFA-s është shprehur qëndrimi i dhjetë anëtarëve të CONMEBOL-it: Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Perusë, Uruguait dhe Venezuelës.

Shumë lojtarët nga Amerika e Jugut luajnë në Evropë, ku koronavirusi po vazhdon të përhapet.

Seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Scaloni kishte ftuar gjashtë lojtarë që luajnë në Itali, që është bërë epiqendra e koronavirusit në Evropë.

Të ngjashme