“Amerika është shtet i lirë, nuk na beson se ç’është robëria”, Gashi citon Demaçin nga një intervistë e vitit 1996

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shkëlzen Gashi, ka nxjerrur një citat të intervistës së veprimtarit Adem Demaçi dhënë për TVSh-në, në dhjetor të vitit 1996.

“Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria”, është njëri nga citatet që Gashi ka nxjerrë nga kjo intervistë.

Tutje një fjali interesante, sidomos në kontekstin aktual, ku Gashi po e përkrah Kryeministrin Kurti në përplasjen e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kjo: “Amerikën e kemi mik porse, pse e kemi mik nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë”, citohet të ketë thënë Demaçi.

Ndryshe, Shkëlzen Gashi është nga ata analist të cilët e ka përkrahur fuqishëm “betejën” e Kurtit me amerikanët, për vendosjen e kryetarëve të komunave veriore në objektet zyrtare atje.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti, me anë të një tweet-i pas bisedës me amerikanët, njoftoi se është pajtuar për zgjedhje të reja në veri të vendit. Pasi siç e tha edhe në Kuvend, kryetarët e zgjedhur së fundmi nuk e kanë legjitimitetin e plotë.

Statusi i Shkëlzen Gashit:

Fragment nga intervista e Adem Demaçit dhënë për TVSh në dhjetor 1996:

«Nëse e do lirinë, atëherë, duhet të angazhohesh. Amerikën e kemi mik, porse, pse e kemi mik, nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë. Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria. Ne duhet të përpiqemi dhe ta bindim Amerikën të heqë dorë prej zgjidhjes që po na e ofron: që të mbesim koloni e Sërbisë».

Të ngjashme