Uashingtoni mund të falë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, nëse ky i fundit dorëzon prova që mohojnë ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.Këtë lajm e ka publikuar Wall Street Journal.
Gazeta amerikane zbulon se të mërkurën, kongresmeni Dana Rohrabach, i afërt me Serbinë e Rusinë, ka telefonuar shefin e kabinetit të presidentit Donald Trump, John Kelly, për t’i shpjeguar kushtet e kësaj marrëveshje.
Plani parashikon dorëzimin në Shtëpinë e Bardhë, nga Assange, të një hard-disku. Në atë pajisje duhet të gjenden të dhënat e arkivuara që do të lirojnë Moskën nga akuzat lidhur me ndikimin në zgjedhjet presidenciale më 2016.
Nga Kabineti i Trumpit thanë se kjo çështje duhet të diskutohet me komunitetin e inteligjencës.