Pentagoni njoftoi se ka nisur procesin e përjashtimit të Turqisë nga projekti F-35, për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.
“Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t’i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se pjesëmarrja e mëtejshme e Turqisë në programin F-35 ishte “e pamundur” për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.
“Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400 pamundëson pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në programin F-35”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham