Amerika përballet me protesta në mes të presionit për zhbllokadë

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit kanë dalë rrugëve nëpër shtetet në të gjithë SHBA-në, duke kërkuar që qeveritarët të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit.

Tubimet u zhvilluan të dielën në Arizona, Kolorado, Montana dhe shtetin e Ëashingtonit, pas protestave të mëparshme në shtete të tjera.

Shqetësimet për lehtësimin e kufizimeve janë rritur, megjithë rrezikun e një rritje të infeksioneve nëse vendi duhet të rihapet shumë shpejt, raporton BBC.

Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mbështetjen për protestat.

Amerika është bërë epiqendra e krizës me koronavirius, me mbi 735,000 raste dhe rreth 40,000 vdekje. Por janë shfaqur shenja që po arrijnë kulmin e shpërthimit dhe se shkalla e infeksionit po ngadalësohet

Të ngjashme