Per mos me pase qiso problemesh, qashtu qysh tha Blinkeni ne letren dje, Kosova e Serbia duhet me e arrite sa ma shpejt marreveshjen finale, qe e perfshine njohjen reciproke.
A po kuptoni trullça?
Duhet me i qite kapak kesaj pune, e poscerisht tash kur ne Shtepi te Bardhe eshte Joe Biden, e kur ne rrethin e tij te ngushte jane njerez si Jim O’Brian, qe e njeh historine e 30 vjeteve te Kosoves ma mire se cdo historian ne Kosove.
Per kete arsye Albini e ka pase gabim kur thojke qe dialogu eshte prioritet i tij numer 7 a 8, se nihere po don me i shti popullin ne pune. Kerkush nuk po te ndale me i shti popullin ne pune, ama kqyre edhe perfundoje hesapin me Serbine.
Me ose pa marreveshje eshte problem me e ndalu referendumin e organizuar prej Serbise ne Kosove. Nuk mundesh me polici me shku e me i rrehe pleqte e plakat serbe ne veri te Kosoves, kur te shkojne me votu ne shkolla. Ti mundesh, ama pastaj nuk mundesh. Dokesh fort keq ne media nderkombetare.
Tash krejt mundemi me u bo te mençem ne FB e Twitter, edhe kasapi, edhe ndertimtari, edhe bujku, edhe i papuni, edhe gazetari, edhe mercenari, krejt mundemi me u shkrry, me lype pavaresi absolute, me jau çu gishtin e mesem Quint’it, me u bo unik i madh e i vogel, ama mbajeni ne mend, vec per te zezen e juje i boni keto sene.
Na mundemi me ece perpara vec nese jemi bashke me Ameriken, e Amerika po thote çohuni e ta realizojme marreveshjen finale. Kur te bohet marreveshja finale, aty qartesohet edhe puna e referendumit, edhe puna e zgjedhjeve, edhe e tabelave, edhe nuk kemi mo telashe.
Cka po du me thane eshte kjo: kot rrokmi per kete referendum, sepse vec marreveshja finale me Serbine ka me na nxjerr prej krizave te vazhdueshme me nje Serbi qe vazhdon me qene jodemokratike dhe pasuese e Milloshevicit ne shume drejtime.
Mbajeni ne mend, nese e kishim analizu ne detaje marreveshjen e Rambujese, ose me i pase ngu budallet, kurre nuk e kishim nenshkru. Fort e rrezikshme ka qene. Mirepo Jim O’Brian dhe Madeline Albright ju thojshin delegacionit tone, pranojeni se me ju jemi, nuk ju tradhtojme.
Eh, Ibrahim Rugova :). Zoti ne qiell, Amerika ne toke.
Prej vitit 1998, në raport me Amerikën Albin Kurti e ka pasë gjithë keq…
Krejt i dhane mbeshtetje Kurtit e Osmanit, edhe LDK, edhe PDK, edhe AAK, ama tash Kurti po lype mbledhje te Kuvendit. Pse? A po don me i shti edhe rojet e Kuvendit me fole a?
Ne letren e tij te djeshme Blinken e porositi Kurtin per saktesisht te kunderten e kesaj. I tha mos me i rrite tensionet. Tash ky po don permes Kuvendit me i rrite saktesisht tensionet.
Prej vitit 1998 e deri ne vitin 2020 ne raport me Ameriken Albin Kurti e ka pase gjithe keq. E ka pase keq ne kohen e Clintonit ne Rambuje, e ka pase keq ne kohen e Bushit per pavaresi, e ka pase keq ne kohen e Obames per demarkacion, e ka pase keq ne kohen e Trumpit per marreveshje ne Shtepi te Bardhe.
Prape e ka keq, vec kete here do me i marre me vete krejt eliten politike, me falni krejt kukullat politike.