Amerika shënon shifër rekord të rasteve të fruthit

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë raportojnë se më shumë se 700 persona janë infektuar nga fruthi këtë vit, duke shënuar një rekord 25 vjeçar për sëmundjen infektive.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të hënën se rastet ishin regjistruar në 22 shtete dhe kryesisht kishin ndikim tek fëmijët e pa vaksinuar.

Zyrtarët thanë se rritja e rasteve është më e madhja që nga viti 1994, duke përfshirë 78 të raportuara në javën e kaluar.

Nuk ka pasur vdekje të raportuara si rezultat i shpërthimit.

“Vuajtjet që po shohim sot janë krejtësisht të shmangshme,” tha të hënën sekretari amerikan i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore Alex Azar.

Azar i drejtoi komentet e tij në disa prindër që kanë zgjedhur të lënë fëmijët e tyre të pashpresë për shkak të pretendimit joshkencor se vaksinat shkaktojnë sëmundje të tilla si autizmi.

Të ngjashme