Amerika thellësisht e shqetësuar për tensionet Tajvan-Kinë

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet që minojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit, i tha BBC këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.

Komentet e tij vijnë pasi Kina dërgoi një “numër rekord” avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit për katër ditë rresht, në një shfaqje publike të forcës.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran – por Kina e sheh ishullin si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

“Ne do të ngrihemi dhe do të flasim, si privatisht ashtu edhe publikisht kur të shohim llojet e aktiviteteve që janë thelbësisht destabilizuese,” i tha Sullivan korrespondentit të BBC James Landale në Bruksel të enjten, një ditë pasi takoi kryediplomatin kinez Yang Jiechi, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nëse SHBA -ja ishte e përgatitur për të ndërmarrë veprime ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, Sullivan tha: “Më lejoni ta them këtë, ne do të ndërmarrim veprime tani për të parandaluar që ajo ditë të mos ndodhë kurrë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme