Një grua nga Minesota e SHBA-së u fut në Librin e Rekordeve Guiness pasi i mblodhi 19,827 gjësende rreth lopës. Në rafte, shtretër, dysheme, banjo e në koridore ka lodra si lopë, bluza me fytyrën e lopës, statuja, jastëkë, veshje, e të tjera.
Ruth Klossner e ka shndërruar shtëpinë e saj në një hapësirë për grumbullimin e sendeve që lidhen me këtë kafshë, ndërsa kur i kishte mbledhur 15,144 të tilla, ishte futur në Guiness, raporton Upi, transmeton Telegrafi.
Ajo deklaroi se në këtë hapësirë e bën edhe gjumin ndërsa tha se hapësira e koleksionit është e hapur për vizitorë që janë të interesuar ta shohin.