Ami dhe Ermali kanë një lajm të bukur: Do të bëhemi 4 (FOTO)

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 20:33 | Nga

Një nga çiftet më të dashura për publikun kanë njoftuar një lajm shumë të bukur në lidhje me familjen e tyre. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën, të cilët u njohën dhe u dashuruan gjatë kohës që të dy punonin në spektaklin e humorit “Portokalli”, ai si aktor e ajo si moderatore.

Çifti ka një djalë të quajtur Joel, por mesa duket familjes do i shtohet edhe një pjesëtar tjetër, pasi Ami është në pritje të ëmbël.

Ka qenë vetë moderatori i “Xing me Ermalin”, që publikoi në “Instagram” një foto ku shfaqet bashkë me Amin e cila mban në dorë një test shtatzënie që tregon se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë.

“Një beb rrugës… Do të bëhemi 4”, shkruan Ermali.

https://www.instagram.com/p/BZB79CKFTay/?hl=en&taken-by=ermalmamaqiofficial

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme