Amir Gërguri nga Policia e Kosovës ka thënë se për ta ky vit ka pasur shumë sfida.
Ai është shprehur se përpos sfidave, policia ka pasur edhe suksese pafund këtë vit.
“Përkundër faktit që në vitin 2023 kemi pasur gjithë këto sfida në pjesën veriore, ne kemi arritur që të ngrisim kapacitete edhe në burime njerëzore edhe në pjesën logjistike edhe në pjesën e teknologjisë. Pa modesti e them se ky vit me sfida po, por edhe me suksese pafund”, është shprehur ai.