Për Amir Khanin ilaçi kundër dhembjes ishte të rritej dhe të qetësohej. Nuk është ajo dhembja që ia ka sjellë thyerja e dorës së djathtë gjatë karrierës profesioniste. Një dhembje dukshëm më e madhe ka ardhur me tradhtinë e besimit, shkruan sot Koha Ditore.
Khan nuk e di se sa miliona i kanë humbur, por ishte i shkatërruar kur kuptoi se nga po e çonin gjurmët. Po e çonin drejt më të afërmve të tij.
Në moshën 30-vjeçare ai më në fund ka kontrollin e gjërave që kurrë në asnjë moment nuk kishte menduar për to, derisa po përqendrohej në fitim të titujve të botës.
“Për herë të parë kam marrë drejtimin e jetës sime. Jam shefi tash. Dhe më duhet të përballoj si i rritur disa gjëra mjaft të rënda”, ka thënë Khan.
Rritja erdhi gjashtë muaj më parë. Një milion funte ishin paguar nga xhirollogaria e tij, për të cilat nuk pati asnjë shpjegim. Buxheti për ndërtimin e një prej projekteve të tij – martesën dhe qendrën e banketit në Bolton – papritmas u dyfishua në gjashtë milionë funte.(Koha.net)