Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është bërë me trajner të ri.

Në fakt, Napoli e ka emëruar sot Walter Mazzarrin si trajner të ekipit të parë, ndërsa marrëveshja do të zgjasë deri në qershor të vitit 2024, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-trajneri i Interit dhe i Watfodrit e nënshkroi sot kontratën, ndërsa sot gjatë ditës do të zbulohet si trajner i ri.

Trajneri italian do ta pasojë të larguarin Rudi Garcia.

Pasi u shpall kampioni i Italisë me trajnerin Luciano Spalletti, Napolit nuk po i ecin punët mirë në këtë edicion dhe eksperienca e trajnerit Garcia në “Diego Maradona” ishte e shkurtër.

Mazzarri do të mundohet ta rikthejë Napolin në majat e futbollit italian

Të ngjashme