Manolo Gabbiadini është futbollisti i dytë në Serie A që ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.
Sulmuesi italian i Sampdorias kishte bërë analizat pasi kishte disa simptoma dhe në fund doli pozitiv.
Këtë e ka konfirmuar vet klubi italian dhe lojtari në faqet e tyra zyrtare në rrjetet sociale.
Katër ditë më parë, të dielën më 8 mars Gabbiadini ishte titullar në fitoren e Sampdorias 2-1 ndaj Hellas Veronës.
28-vjeçari kishte disa duele me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani gjatë kësaj përballje, por edhe me futbollistët tjerë të Veronës.
Te Verona aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por që në këtë takim ishte në bankën rezervë.
E me tu konfirmuar ky rast ka reaguar edhe klubi i Veronës, që ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha aktivitetet.
Verona i ka dërguar futbollistët në karantinë për dy javë dhe ka njoftuar se klubi do të marrë hapa për të përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme.
Përveç Veronës edhe klubi i Sampdorias është në karantinë të plotë, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë edhe Juventus e Inter.
Kujtojmë që Gabbiadini është futbollisti i dytë në që është konfirmuar me coronavirus pas Daniele Ruganit të Juventusit.