1.
Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?
Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?
Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?
2.
Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?
A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre?) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?
A e di ai se kapiten i kombëtarës shqiptare âsht Berat Xhimshiti dhe Shqipnia âsht shtet sovran – konkurrent i Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve?
3.
Në kombëtaren e Kosovës nuk ka edukim bazik, edhe vet Agim Ademi e stafi tue mènu se me deklaru se Kosova âsht Shqipni bâhen ma shqiptarë patrita se tjerët, e kanë bâ të kundërten, ata me këtë akt bizar e kanë tradhtue misionin e tyne: Përfaqësimin e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve!
Folklorista t’humbun në kohë e hapsinë: Vendi që përfaqësoni nuk âsht nji popull pa Atdhe e shtet por shtet/komb, i vullnetit politik me territor qartë të definuet, popullsi permanente, qeveri qendrore të njohtun nga 115 qeveri kombëtare dhe aftësi të dëshmuet me hy në mardhanie bilaterale me kombet tjera veç e veç dhe multilaterale me korpusin e kombeve, siç janë organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA!
P.S.
Kosova me folklorizmin dhe konfuzionin e kapitenit të saj se “Kosova âsht Shqipni”, pavetëdijshëm e legjitmon para nji pjese të rumunëve (dhe kundërshtarëve të Republikës së Kosovës) thirrjen politikisht anmiqsore “Kosova âsht Serbi”!?
Por kjo nuk âsht thirrje raciste!
Kjo âsht thirrje mohuese e kombit kundër të cilit luen!?
Zyrtarisht e palejueshme me rregullat e UEFAs!
Rrahmanit âsht dasht me iu marr shiriti i kapitenit mas dy minutave, kur dha atë deklaratë injorante dhe të damshme për prestigjin e Republikës në botë.