Amir Rrahmanit i është dyfishuar vlera në tregun e transferimeve.
Kapiteni i Kosovës në përditësimin e fundit të ‘Transfermarkt’ vlen 12 milionë euro, duke pësuar rritje 100 për qind.
Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, vlera e Rrahmanit ishte rritur në gjashtë milionë euro, dhe për 25 vjeçarin, nuk janë dashur shumë kohë, për ta dyfishuar atë.
Paraqitjet e mira me Hellas Verona në Serie A, dhe blerja e kartonit të tij nga Napoli, kanë bërë që Rrahmanit t’i rritet vlera.
Kujtojmë se Rrahmani pati paraqitje për t’u vlerësuar edhe në ndeshjen e fundit të Hellas Verona, ku mposhtën Juventusin 2:1.
Rrahmani në këtë ndeshje, pati detyrën më të vështirë, të ruaj Cristiano Ronaldon, një nga më të mirët në histori të futbollit.