Amrabat humb ndeshjen me Portugalinë

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 12:06 | Nga

Futbollisti anësor i Marokut, Nordin Amrabat, është liruar nga spitali, por ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e radhës të përfaqësueses së tij që do ta zhvillojë në Grupin B kundër Portugalisë të mërkurën.

Amrabat pësoi tronditje në kokë në humbjen 1:0 ndaj Iranit të premten. Amrabat u largua nga ndeshja në minutën e 72-të pas një përplasjeje kokë më kokë me Vahid Amirin e Iranit, transmeton “Koha Ditore”.

Amrabat kaloi një natë në spital dhe u lirua. U lejua të kthehet në bazën e përfaqësueses së Marokut në Voronezh.

Mirëpo Federata e Futbollit e Marokut ka njoftuar se ai do të mungojë së paku një javë, që nënkupton se nuk do të mundë ta ndihmojë përfaqësuesen në ndeshjen e radhës kundër Portugalisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme