Ana Lika: Kam filluar përgatijet për dasmën

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 14:02 | Nga

Ana Lika,një nga aktoret më të reja të humorit dallohet për origjinalitetin dhe karakterin e saj të hedhur.

Konkurrente në “Dance with me”, Ana e tregoi fare qartë misionin e saj aty, të gjente një burrë.

Në puntatat e tjera, aktorja tha se thirrja e saj në fillim të spektaklit kishte qënë vetëm diçka për të qeshur, sepse në të vërtet ajo e kishte dikë në krahë.

Por sot gjatë provave për spektaklin e së hënës Anais ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me aktoren tjetër të humorit, Rudina Dembacaj dhe ka shkruar:

“Rudina po përgatitet për dasmën time, se si do kërcejë e çfarë do të thotë kur të vijnë krushqit.”

A është kjo përsëri diçka për të qeshur pak apo Ana Lika do të martohet vërtet së shpejti?

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme