Ana Luca largohet nga Shqipëria, kryeinfermierja e spitalit Infektiv zhvendoset në Gjermani

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeinfermierja e spitalit Infektiv, Ana Luca, e cila u kthye në një simbol të bluzave të bardha gjatë muajve të vështirë të pandemisë, i ka lënë të gjitha për t’u zhvendosur drejt Gjermanisë.

Ky lajm ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje eksodin e bluzave të bardha, gjithnjë në kërkim të një jete më të mirë drejt Gjermanisë, ndërsa vetë Ana Luca përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se largimi i saj i ka rrënjët e thella.

“Gjerdanit të qafës së Shqipërisë do t’i bien gurët pak nga pak. Jo pa qëllim në strukturat botërore quhen burime njerëzore, do vijë një ditë, ky burim do shteret”, shkruan kryeinfermierja teksa shpreh mirënjohje për këdo që e mbështeti.

Situata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme janë evidentuar vetëm dy raste të reja me COVID-19 nga kryerja e gati 1700 testimeve.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 118 raste aktive dhe vetëm 5 pacientë po marrin mjekim në spital. 

Të ngjashme