Fakulteti i Edukimit është një nga ato institucionet prej të cilave pritet që të ketë më së paku gabime gjuhësore në shkresat zyrtare.
Mirëpo, kështu nuk ka ndodhur në rezultatet e provimit pranues, të publikuara sot.
Në këto dokumente zyrtarët e Fakultetit të Edukimit s’e kanë dalluar shumësin me njëjësin, kur kanë shkuar pozicionet e profesorëve në Komisionin pranues.
Në vend se të shkruajnë në njëjës “Kryetar i Komisionit”, ata e kanë shkruar në shumës “Kryetarë”.
Në vend se të shkruajnë “anëtar” ku është vendi për vetëm një anëtar, ata e kanë shkruar në shumës “anëtarë”.
Fakulteti i Edukimit ka publikuar sot rezultatet për në 13 raste për drejtimet e Edukimit që kanë aplikuar studentët.