Analistët budallenj

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 19:52 | Nga Ilir Muharremi

Ti qëndron i mbyllur pothujase gjatë tërë ditës.

Nga kjo lodhje monotone e ndeze televizorin të çlodhesh disi. Sheh një film, spektakël, këngë dhe një debat. Befas shfaqen debatet e politikanëve nderjmet analistëve politik të vetquajtur. Debatet si çdo herë eskalojnë në fyerje, sharje, mallkime.

Pozicionet në karrige që i zënë politikanët dhe opinionistët janë shumë mekanike, ndërsa sytë e tyre mbajnë shkëlqim të ashpër me qëllim për të sjellë ndonjë veprim të prerë.

Disa nga politikanët ruajnë qetësinë dhe përdorin diplomacinë, ndërsa analistët me mendje të skaduar bëhen të lezetshëm kur ulërijnë nëpër studio. Por, ju mos i merrni seriozisht sepse këta analistë flasin si politikanë të dështuar, të cilët nuk janë të përgatitur aq sa duhet. Na ka ardh në maje të hundës me këta analistë të dobët, sipërfaqsor, komedianë të zhurmshëm e roitja e mizave helmuese të cilët kinse janë në shërbim të drejtë të opinionit, por ata përfaqësojnë vetëm veten e tyre duke luftuar për klikime.

Disa nga analistët ulërijnë nëpër studio, kolliten trashin zërin, ngritin në maje intonacionin, aktrojnë shumë dhe duken të mllefosuar ndaj mysafirit. Hallakaten duke menduar se në dorë mbajnë flamurin e lirisë, por jo ata mbajnë flamurin e rreckosur të informimit të vakët.

Këtë zhurmë e bëjnë për t’u bërë ata poltikanë vet, të zënë një copë vend në parlament sikur shumë “analistë” që tash po ju duket vetja politikanë të drejtë, a po harrojnë se janë majmun ideal dhe të gjithë qeshim me ta si objekt tallje.

Njeriu i cili e bën këtë mesiguri është i akumuluar e i frustruar nga mungesa e dashurisë ose nga martesa e dështuar. E tash ato mllefe e fyerje që nxjerrin nga goja a janë të tyre? Ato janë mllefet që i hasin çdo ditë nga bashkëshortët e tyre.

Politikanët gënjejnë pa fije turpi, janë palaço dhe gaztorë solemnë dhe vet koha po i shqelmon, andaj ne si shikues sakt e dimë se kujt të ja vendosim po-në e kujt jo-në. Andaj, ju politikanë dhe analistë politikë nuk mund ta mposhtni dhe ta bindeni aq lehtë individin. Përmes teknologjisë dhe internetit të gjithë jemi opnionistë, analistë, velrësues, botues, gazetarë, lexues, inspirues, komentues.

Jemi një shoqëri kafenesh dhe kurreshtare dhe përdorim çdo lloj marifeti për ta përhapur lajmin përmes rrjeteve sociale dhe askush nuk mund të na ndalojë këtë.

Të ngjashme