Analistët në Wall Street kanë filluar të spekulojnë se presidenti amerikan Donald Trump mund të ndërhyjë për të dobësuar monedhën e vendit, pas një sërë komentesh që synojnë bankat e tjera qendrore.
Sipas shefit botëror të strategjisë G-10 FX në bankën Merrill Lynch, Thanos Vamvakidis, bankat qendrore aktualisht janë të përfshira në një luftë të fshehtë të monedhës, e cila po shkakton ngrirje në tregjet valutore.
Trump më së fundi u ankua se Kina dhe Evropa kishin nisur lëvizjet e politikave të dizajnuara për të ulur monedhat e tyre në mënyrë që të jenë më konkurruese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të gjithë po përpiqen të lëvizin monedhat e tyre, por të gjithë po përpiqen në të njëjtën kohë, dhe në fund, askush nuk përfiton, dëmi kolateral i gjithë kësaj është problemi i koordinimit ndërkombëtar të politikave. Në një farë mënyre, ne jemi në një luftë të monedhës, edhe pse askush nuk e ka pranuar atë”, thotë Vamvakidis, përcjell Scan.
Po ashtu, në Wall Street thonë se pas euforive është e vështirë të “zbutet” teknologjia Blockchain. Ku, disa drejtues thonë se pengesat ligjore shpesh kanë ngadalësuar zbatimin e projektit.